SHPËRNDAJE

Ish-sulmuesi i Portugalisë, Hugo Almeda ka mbështetur bashkëlojtarin, Cristiano Ronaldo, duke thënë se ai ka për të ia dalë që të fitojë  një çmim të pestë rekord të Topit të Artë, duke e ndjekur nivelin e Lionel Messit të Barcelonës.

Sipas Hugo Almeidas, nuk ka dyshim se ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo do të arrijë ta kalojë Lionel Messin, në luftë për trofeun e Topit të Artë.

Ishte një tjetër sezon i paharrueshëm për katër herë fituesin e Topit të Artë, Ronaldo, i cili ndihmoi Madridin  të dalë fitues në La Liga dhe në atë të Ligës së Kampionëve..

Në anën tjetër, Messi i Barcelonës shënoi 54 gola gjatë sezonit  2016-17, por Almeida, i cili luajti së bashku me Ronaldon për Portugalinë dhe shënoi 19 gola në 57 takime, ka mbështetur ish-kolegun e tij në përfaqësuese, duke thënë se portugezi ka për të arritur një rekord të pestë të Topit të Artë.

“Natyrisht që ai do të fitojë Topin e Artë. Ronaldo fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve çfarë mund të dëshironi më shumë nga ai”,ka thënë  Almeida, i cili luan për AEK në Greqi ./GazetaDirekt.