SHPËRNDAJE

Carlo Ancelotti edhe njëherë ka treguar se ka një simpati të madhe për lojtarin kolumbian, James Rodriguez.

James edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Bayern Munchen, pasi lojtari është larguar nga Real Madridi në formë huazimi. shkruan indeksonline

Sot ai u prezantua si lojtar i bavarezëve, ndërsa e mbajti edhe konferencën e parë për shtyp. Por, i pari foli Ancelotti i cili është tejet i gëzuar për ardhjen e kolumbianit.

“Është një moment special për mua. Jam shumë i lumtur që ai është këtu. Ai do të na përmirësoj më shumë”, ka thënë italiani.

James pritet që sot nga ora 17:30 t’iu bashkohet grupit të lojtarëve në stërvitjen për ndeshjet para-sezonale.