SHPËRNDAJE

Trajneri i Everton, Carlo Ancelotti mendon se Premier League është Liga më e mirë në botë.

Ish-trajneri i Napolit, i cili u kthye në Angli Dhjetorin e kaluar, ku ka ndihmuar Evertonin të jetë në krye në Angli pas katër raundeve në 2020-21 dhe u emërua Menaxher i Muajit në Shtator,përcjell GazetaDirekt.

Ancelotti më parë ka qenë trajner i Parmës, Milanit dhe Juventusit në Itali, Real Madridit në Spanjë, Bayern Munchen në Gjermani dhe Paris Saint-Germain në Francë

Por pas përvojës së tij në Chelsea dhe Everton në Angli, ai mendon se Premier League i kryeson të gjithë.

 

“Unë kam qenë trajner në shumë vende të ndryshme, por Premier League është për mua Liga më e mirë në botë,” tha Ancelotti në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes kundër Liverpool./GazetaDirekt/