SHPËRNDAJE

Kombëtarja e Argjentinës ka fituar miqësoren e luksit kundër Brazilit me rezultatin 1:0. Kështu, brazilianët janë kthyer të humbasin një ndeshje pas pothuajse një viti. Në fakt, hera e fundit që verdheblutë janë larguar me kokën ulur nga fusha e blertë ka qenë 13 qershori i 2016-ës, kur janë mundur me rezultatin 1:0 në Kupën e Amerikës nga Peruja.

Nga ai moment, “Selecao” ka regjistruar 9 fitore radhazi, 8 në ndeshje zyrtare dhe 1 në miqësore. Ka qenë Argjentina, rivalja e përjetshme, ajo që i ka mohuar suksesin e dhjetë radhazi Coutinho-s me shokë dhe që i ka shkaktuar humbjen e dytë në një vit. Futbollisti Mercado shënoi në minutën e 45-të për fitoren e argjentinasve.