SHPËRNDAJE

Arrestohet gjatë një operacioni antikorrupsion Ángel María Villar, Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit.  Akuzat që rëndojnë mbi të janë ato të shpërdorimit të fondeve si dhe falsifikim dokumentesh që lidhen me organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Në pranga kanë përfunduar një grup prej 10 personash, përfshi Gorkan, djalin e Presidentit Villar njëherazi ish-drejtor i përgjithshëm i Conmebol, si dhe  Juan Padrón, zevendës presidenti për çështjet financiare në Federatën Spanjolle.

Deri me tani nuk ka patur asnjë prononcim zyrtar nga ana e avokatit mbrojtës të Presidentit Villar, ndërkohë që vijojnë hetimet. Villar, një ish-futbollist me karrierë ndërkombëtare, qëndron në krye të Federatës Spanjolle të Futbollit që prej vitit 1988, duke e rinovuar mandatin e tij  në zgjedhjet e shkuara të muajit maj.