SHPËRNDAJE

Drejtuesit e Arsenalit janë të bindur se Alex Oxlade-Chamberlain do të vazhdojë kontratën me klubin.

E ardhmja e mesfushorit anglez është në dyshim pasi mediat britanike raportuan se ai refuzoi bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Liverpooli është lidhur me 23-vjeçarin, derisa Manchester City dhe Chelsea kanë shprehur interesim për të.

Sipas Daily Mail, londinezët janë të bindur se një kontratë e re do t’i ofrohet anglezit dhe e cila do ta mbajë atë në klub për një kohë të gjatë.