SHPËRNDAJE
Arsene Wenger ka një mesazh për Alexis Sanchez
Arsene Wenger nuk beson se Alexis Sanchez do të largohet nga Arsenali.

Skuadra nga Londra ka mbetur jashtë Ligës së Kampionëve, por kjo nuk do të jetë një arsye për largimin e kilianit që po kërkohet nga Manchester City.

Trajneri francez i ka bërë të ditur Sanchezit se Arsenali ka qenë pjesëmarrës i rregullt i Ligës së Kampionëve në 20 vitet e fundit, dhe se kiliani tani e ka për detyrë ta rikthej skuadrën në atë garë.

“Ne ishim rregullisht për 20 vite në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Wenger.

“17 vite para se ai të arrinte dhe tre vite me të. Kështu tani, ai e ka për detyrë të na kthej atje”./