SHPËRNDAJE

Atletico Madrid është duke shtyrë përpara interesimin që ta rikthejnë Diego Costa-n.

Ata janë gati që t’i paguajnë Chelseas 40 milionë për të edhe pse ai nuk do të mund të luajë deri në janar, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.

Skuadra spanjolle nuk mund të regjistrojë asnjë blerje deri më 2018 – kjo si dënim i shqiptuar nga FIFA për shkak të thyerjes së rregullave që kanë bërë ata në tregun e transferimeve duke blerë lojtarë nën 16 vjeç.

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte i ka treguar më parë sulmuesit se nuk e ka në planet e tij. Më pas edhe vetë Costa ka shprehur dëshirën për një rikthim në Atletico, e që sipas raportimeve kjo mund t’i bëhet realitet.