SHPËRNDAJE

Gareth Bale, 28-vjeçari vazhdon të jetë i lidhur me një kthim në Premier Ligë, por ai është duke punuar shumë për të luajtur një rol kyç për sezonin e ardhshëm në Madrid.

Gareth Bale thotë se nuk planifikon të largohet nga Real Madridi për Manchester United, duke thënë se asnjë ofertë nuk është bërë.

Sulmuesi i Uellsit ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje në Premier Ligë, saktësisht te  klubi i Old Trafford.

28-vjeçari bëri vetëm 27 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar për shkak të lëndimeve, por mbetet një rol kyç për treshen e famshme të sulmit së bashku me Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.

Dhe ai këmbëngul se po shijon jetën në kryeqytetin spanjoll. Kur u pyet nëse ai e ka konsideruar largimin nga Spanja, ai i tha Marcës: “Jo, gjithçka është komplikuar nga lëndimi, por asgjë tjetër nuk ka. Unë ende mund të luaj mirë dhe kur të jem në maksimum do të jap më të mirën time. Kam nënshkruar një kontratë të gjatë në Madrid dhe jam i lumtur këtu”, ka thënë Bale./GazetaDirekt.