SHPËRNDAJE

Klubi i Ballkanit dhe trajneri Bekim Isufi i kanë ndarë rrugët. Ka qenë klubi që e ka konfirmuar lajmin në faqen e tyre zyrtare.

“Ju njoftojmë që klubi ka vendosur të ndërprej bashkëpunimin me trajnerin Bekim Isufi. Trajnerin e falenderojmë përzemërsisht për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim. Gjatë ditëve në vazhdim opinioni do të njoftohet me shefin e ri të shtabit teknik”, thuhet në njoftim.

Ballkani e ka mbyllur stinorin vjeshtor në vendin e tretë me 33 pikë.