SHPËRNDAJE

 

Mino Raiola, beson se ekziston një mundësi e fortë që sulmuesit Mario Balotelli, të mbetet me Nice. Agjenti Raiola,do të takohet me ekipin e Nice-s,për të diskutuar mundësinë që klienti i tij të mbetet në Riviera Allianz për të paktën një sezon tjetër.

Sulmuesi ndërkombëtar i Italisë ndihmoi  ekipin e “Allianz Riviera” në Ligën e Kampionëve këtë sezon, por kontrata e tij skadon në fund të qershorit, duke e bërë atë një agjent të lirë.

“Do të takohem me Nice. Është e drejtë nëse  ai vendosë të qëndrojë ose jo në ekip. Mendoj se zgjedhja më e mirë për të është  qëndrimi në Nice”,ka thënë agjenti, Raiola për  Gazzetta dello Sport.

Marrëdhënia e Balotellit me bosi italian është tensionuar, ndërsa Raiola ka qenë në lajme këtë javë, për trajtimin e tij të së ardhmes së Gianluigi Donnarumma, i cili duket se qëndron larg ,AC Milan.