Mesfushori argjentinas pritet të largohet nga Interi.
Ever Banega nuk është i kënaqur me minutat që ka pasur në dispozicion gjatë këtij sezoni me Interin, prandaj është duke shqyrtuar largimin nga zikaltërit.Espanyoli po e kërkon me ngulm futbollistin, pasi e konsideron atë një përforcim ideal për sezonin e ardhshëm, transmeton KosovaPress.
Interesi i spanjollëve është aq i fortë sa janë gati të derdhin në arkat e zikaltërve shumën e 15 milionë eurove dhe gjithashtu t’i plotësojnë dëshirën 28-vjeçarit, që kërkon një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.Banega në të kaluarën ka luajtur edhe për Valencian e Sevillan në La Liga.