SHPËRNDAJE

Barcelona do të përfundojë nënshkrimin e Antoine Griezmann për 120 milionë euro nga Atletico Madrid, pasi klauzola lirimit në kontratën e tij hyn në fuqi më 1 korrik.

Telegraph Sport mëson se marrëveshja në mes të skuadrës katalunase dhe sulmuesit francez është arritur, ndërsa pritet që të paguhet klauzola e tij në fillim të muajit të ardhshëm.

Kjo, megjithatë, është mohuar nga presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu. Javën e kaluar ai pretendoi se nuk kishte marrëveshje me sulmuesin, por burimet kanë sugjeruar se është finalizuar.

Griezmann njoftoi në muajin maj në rrjetet sociale se po largohet nga Los Cholchoneros, pasi dëshiron ta provojë një aventurë të re, derisa u referohej në njëfarë forme Blaugranasëve.