SHPËRNDAJE

Kurorëzimi i një ëndrre. Benvento u ngjit për herë të parë në historinë e saj si klub në Serinë A italiane pasi fitoi në finalen e dytë të play-offit 1-0 ndaj Carpit. Ishte një ndeshje e dominuar nga skuadra nga Campnia me Beneventon që iu fal një goli të sulmuesit rumun George Puscas për të realizuar me sukses misionin e saj. Në vetëm 2 vite skuadra e trajnerit Maro Baroni hyri në histori duke u ngjitur fillimisht në Serinë B dhe menjeherë në sezonin pasardhës në elitën e futbollit italian.

Në stadiumin Ciro Vigorito verdhekuqtë nga Jugu i Italisë kishin më shumë dëshirë se Carpi që nuk arriti dot të rikthehej në Serinë A vetëm, 1 vit pas rrëzimit në kategorinë e dytë. Beneventos në fakt i mjaftonte edhe një barazim për të siguruar ngjitjen për shkak të renditjes më të mirë dhe rezultatit 0-0 që u regjistrua në sfidën e parë, por vendasit nuk kërkuan ti linin asgjë rastësisë duke luajtur fort nga fillimi në fund për ta fituar ndeshjen. Pas disa rasteve të shpërdoruara në minutën e 32-të i asistuar nga Venuti, sulmuesi rumun George Puscas i cili luan si i huazuar nga Interi te Benevento realizoi golin e fitores për skuadrën nga Campania. Sfida nuk prodhoi më gola të tjerë dhe në fund festa ishte e gjitha për Benventon që siguroi me meritë ngjitjen për herë të parë në Serinë A.