SHPËRNDAJE

Ka punuar dhe vazhdon të punojë me shumë përkushtim që të arrijnë një qëllim të vetëm, rikthimin e suksesshëm në ring.

Fjala është për boksierin kosovar, Granit Shala që vitin që po vije do të i rikthehet sportit që iu përkushtua gjithë jetës.

Ani pse në kushte të pandemisë, Shala asnjëherë  nuk ka ndaluar duke punuar e stërvitur që në fund të kurourizohet me tituj.

Në një prononcim për GazetënDirekt, boksieri nga Loxha e Pejsës që jeton në Gjermani, ka zbuluar datën kur kthehet në ring dhe për cilët tituj do të luftojë.

“Po pres me padurim që të i rikthehem ringut dhe meçeve. Vazhdimi im në këtë sport do të jetë me datën 29.05.2021 dhe do të luftoj për dy tituj të Evropës, GBU Europa dhe WBF Europa në kategorinë deri në 66 kg.  Shpresoj që të dal i suksesshëm e të i sjellë vendlindjes time tituj të mëdhenj.

“Dihet botërisht se sporti i boksit është shumë i shtrenjtë e i kushtueshëm, andaj kam një lutje për biznesmenët dhe afaristët e suksesshëm që të më përkrahin në këtë rrugëtim tim drejtë titujve evropian”, ka thënë boksieri Shala për GazetënDirekt.

Shala deri më tani nuk ka asnjë humbje dhe ka arritur shtatë fitore dhe këtë ecuri pozitive tenton ta ruajë për një kohë të gjatë./GazetaDirekt/