SHPËRNDAJE
Foto LaPresse - Fabio Ferrari 06/08/2016 Salisburgo ( Austria ) Spo, Calcio Ritiro Estivo Torino FC - Torino - Hull City - Gara Amichevole - Stadio Myphone Nella foto: Arlind Ajeti (Torino Fc) Photo LaPresse - Fabio Ferrari 06/08/2016 Salzburg ( Austria ) Spo,Soccer Pre season summer camp Torino FC - Torino - Hull City - Friendly Match - Myphone Stadium In the pic: Arlind Ajeti (Torino Fc)

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Arlind Ajeti sezonin e ardhshëm mund të luajë te Bolonja.

Skuadra e “Serisë A” italiane ka shfaqur interesim për mbrojtësin shqiptar që luan për Torinon.

Ajeti nuk ka mundur dot të gjejë hapësira te skuadra që drejtohet nga trajneri serb, Sinisa Mihajlovic dhe për këtë gjë ai do të kërkojë një tjetër klub.

Corriere Dello Sport shkruan se Bologna e sheh me të ardhme mbrojtësin shqiptar për shkak të moshës së re.

Sezonin e ardhshëm Ajeti mund të luajë në një skuadër me shqiptarin tjetër Ledian Memushaj, për të cilin Bolonja gjithashtu ka shfaqur interes.