SHPËRNDAJE

Leonardo Bonucci mund t’i sjell telashe trajnerit Andrea Pirlo.

Qendërmbrojtësi italian, Leonardo Bonucci pritet të jetë mungesa e radhës e madhe për skuadrën e Juventus, në ndeshjen kundër Barcelonës.

Lajmet e fundit për mbrojtësin italian bëjnë të ditur se Bonucci po përballet me probleme muskulore.

Këmba e djathtë është ajo që ka shfaqur probleme, duke e lënë në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës.

Megjithatë, një njoftim nga faqja zyrtare e Juventus bën të ditur se ekzaminimet e fundit kanë bërë të ditur se nuk ka problem muskulor.

Kësisoj, lojtari do të monitorohet ditë-pas-dite, për të parë nëse do të jetë gati për të zbritur në fushë.

Mungesa më e madhe për Juventus vazhdon të jetë Cristiano Ronaldo, i cili nuk do të jetë gati për Barcën.