SHPËRNDAJE

Gianluigi Buffon ka paralajmëruar pensionimin nga futbolli
Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon ka paralajmëruar se në fund të sezonit 2017/2018 mund të pensionohet nga futbolli.

“Ky mund të jetë viti im i fundit dhe është me të vërtetë elektrizues”, ka deklaruar reprezentuesi i Italisë.

“Do të jetë një sezon i e veçantë, por unë dua ta jap më të mirën nga vetja dhe të ndihmoj Juventusin që t’i bëjë ato që kemi bërë në të kaluarën”, ka theksuar ai.

Buffon karrierën e ka nisur në vitin 1991 te Parma. Ai në Juventus është transferuar në vitin 2001. /Express/