SHPËRNDAJE

Përfaqësuesja A e Kosovës në futboll sonte do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Turqisë, e vlefshme kjo për kualifikimet e botërorit “Rusi 2018”.

Para kësaj sfide, përzgjedhësi I kombëtares, Albert Bunjaki,ka pranuar se ky takim do të jetë i vështirë për skuadrën e tij

“Do ta kemi një lojë të vështirë. Kemi fituar një përvojë, jemi më stabil, më të përqendruar dhe më bashkëveprime të mira. Turqia është një skuadër e mirë, ka një trajner të madh dhe ka gjasa që të kualifikohet në vendin e dytë.

Kjo ndeshje është më ndryshe nga ajo e zhvilluar në Turqi. Jemi në rrugë të mirë që t’i gëzojmë adhuruesit me një fitore. Do të ballafaqohemi edhe me vendime të vështira se kënd ta paraqesim në fushë”, ka theksuar Bunjaku.

Përballja Kosovë-Turqi, zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45.