SHPËRNDAJE

Milani është në prag të nënshkrimit me mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Hakan Calhanoglu, për një shifër prej 21 milionë plus bonuse.

Bisedimet mes dy klubeve kanë vazhduar për disa ditë dhe tani janë më afër se kurrë për të arritur një përfundim pozitiv.

Sipas Sky Sport Italia, ajo pritet të përfundojë gjatë 48 orëve të ardhshme me teste mjekësore të mundshme të mbahen të hënën.

Kjo pasi dy klubet po diskutojnë nëse bonuset duhen të jenë të lidhura me performancën ose të lidhura me rezultatet e klubit.

‘Rossonerët’ pritet të paguajnë rreth 21 milionë euro si një çmim fiks, plus një sërë bonusesh për të arritur pranë çmimit të kërkuar prej 25 milionë euro nga Bayer Leverkuseni.

Reprezentuesi turk, Calhanoglu thuhet se tashmë ka pranuar kushtet personale dhe është i etur për të bërë transferimin e tij te Milani.

Mesfushori 23-vjeçar me tipare sulmuese mund të luajë në role të ndryshme dhe ka lindur dhe është rritur në Gjermani. telegrafi

Ndryshe, Milani ka qenë shumë aktiv këtë verë, pasi tashmë kanë nënshkruar me Mateo Musacchion, Franck Kessien, Andre Silvan, Ricardo Rodriguezin dhe Fabio Borinin.

Ata janë gjithashtu afër për të siguruar edhe Andrea Contin nga Atalanta për një tjetër shifër prej 25 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.