SHPËRNDAJE

Dani Ceballos është një futbollist i Realit të Madridit. Mes kampionëve të Spanjës dhe mesfushorit është gjetur akordi. Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “As” ditën e hënë Ceballos do të kryej testet mjekësorë, ditë në të cilën ai do të prezantohet dhe përpara mediave Në arkat e Betis, skuadër në të cilën është aktivizuar 20-vjeçari do të shkojnë 15 milionë euro.

Futbollisti ka dhënë OK e transferimit ditën e premte, pas një kohe të gjatë diskutimesh mes palëve. Në ndjekje të Ceballos ishte dhe Barcelona. Katalanasit gjithashtu kishin paraqitur ofertën e tyre, por në fund mesfushori ka preferuar kalimin tek kampionët e Spanjës.

Talenti 20-vjeçarë do të firmosë një kontratë 6-vjeçare, e më pas do të niset me pushime për tju bashkuar ekipit në SHBA, aty ku skuadra e Zinedine Zidane do të zhvillojë fazën përgatitore si dhe disa takime miqësore, ku me shumë mundësi, Dani Ceballos do të bëjë debutimin e tij, me fanellën e Realit të Madridit.