SHPËRNDAJE

Barcelona po është gjithnjë e më optimiste për të përfunduar një marrëveshje e për të firmosur me futbollistin, Philippe Coutinho nga Liverpool, pohon Sport.

Liverpool ka këmbëngulur se Coutinho nuk është në shitje, por raportet kanë pohuar se braziliani tashmë ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare për të kaluar në Camp Nou pasi u tha Reds-it se ai dëshiron të largohet.

Spekulimet e fundit thonë se Liverpool është gati të dëgjojë Barcelonën, që synon të paguajë maksimumin prej 85 milionë euro për Coutinho./GazetaDirekt.