SHPËRNDAJE

Bossi i Chelseas, Antonio Conte, i ka thënë përfundimisht shefave të transferimeve të Chelseas  për të siguruar shërbimet e futbollistëve, Alex Sandro dhe Leonardo Bonucci nga Juventusi me një kosto  prej rreth 100 milionë funte,.

Për 26-vjeçarin Alex Sandro, Chelsea do të ngrejë ofertën e tyre nga £ 55.2m në £ 58m dhe tashmë i ka thënë lojtarit se ai do të fitojë më shumë para nëse pajtohet të shkojë në Stamford Bridge.

Megjithatë, Juventusi janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që munden për t’i rezistuar kampionëve të Premier Ligës dhe janë duke i ofruar 26 vjeçarit një kontratë deri në vitin 2022, me një ngritje pagash të tyre për të kundërshtuar qasjen drejt tij.

Massimiliano Allegri ka deklaruar që nuk dëshiron të shesë mbrojtësin, por Chelsea beson se mund ta rrëmbejë futbollistin.

Juventusi është më i hapur për të lënë të lirë Bonuccin, për të cilin Conte kishte shprehur interesim që ta sjellë në ekipin anglez./GazetaDirekt.