SHPËRNDAJE

Chelsea vazhdon ta mbikëqyrë mbrojtësin brazilian të Juventusit, Alex Sandro. “The Blues” kanë  tashmë e kanë marrë një  përgjigje negative, por drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta ka thënë se nga ekipi janë të lirë të largohet çdo futbollistë.

Duke folur për lidhjet e Sandros me Chelsea edhe një herë, Marotta i ka thënë Corriere dello Sport: “Një ofertë e “majme”, ka ardhur nga ana e ekipit anglez.

Nuk kemi ndërmend të shesim askënd, por nëse një lojtar vendos të largohet, siç ka ndodhur në vitet e mëparshme, atëherë le të shkojë, sepse ne nuk i mbajmë askujt kundër vullnetit të tyre. Për momentin nuk ka situata të tilla dhe shpresoj se askush nuk do të largohet”, ka përfunduar , Marotta./GazetaDirekt.