SHPËRNDAJE

Chelsea është i interesuar për sulmuesin e Manchester City, Sergio Augero.

Ditëve të fundit është duke qarkulluar lajmi se sulmuesi argjentinas mund ta largohet nga “Etihad Stadium”, pasi Pep Guardiola nuk i beson pozitën e titullarit.

Kampioni anglez është në kërkim të një sulmuesi të ri, pasi Antonio Conte nuk do ta llogaritë më në shërbimet e Diego Costa-s, të cilit i ka kërkuar të gjej një skuadër të re.

Sipas burimeve të “Sky Sport”, Chelsea ka një interesim të madh për Sergio Kun Augero dhe besohet se Guardiola është i hapur rreth këtij transferimi, transmeton Periskopi.