SHPËRNDAJE

Tre skuadra angleze në ndjekje të Leonardo Bonucci-t. E ardhmja e mbrojtësit të Juventusit, pas humbjes së finales së Champions League, mbetet në dilemë. Sipas mediave britanike tre janë skuadrat që janë vënë në ndjekjë të mbrojtësit 30-vjeçar. Manchaster City një kandidat i hershëm dhe United i Jose Mourinho, i gatshëm për t’i besuar çelësat e repartit të prapavijës. Chelsea gjithashtu e dëshiron Bonuccin.

Trajneri i “Bluve të Londrës” Antonio Conte i njeh mirë aftësitë e futbollistit për shkak se ata kanë bashkëpunuar më njeri tjetrin gjatë kohës kur tekniku toskan ishte pjesë e Juventusit. Janë kampionët e Anglisë ata që kanë paraqitur një ofertë konkrete, shkruan gazeta shqip.

55 milionë Euro për kartonin e mbrojtësit, ndërsa për lojtarin pagë vjetore prej 7 milionë eurosh në sezon, 2 më shumë nga ç’përfiton aktualisht me fanellën e bardhezinjve. Vetë Bonucci në disa raste është shprehur më se i bindur për të vazhduar aventurën e tij në Torino, por ngjarjet e fundit, ndoshta e kanë detyruar atë të ndryshojë mendje. Ndërkohë drejtuesit e Juventusit, janë gjithnjë e më pranë firmës me sulmuesin e Sampdorias, Patrick Shick, ku pritet që deri në fund të javës të arrihet akordi mes palëve.