SHPËRNDAJE

Chelsea, thuhet se ka rritur interesin e tyre në nënshkrimin e mbrojtësit të Bayern Munchen, Niklas Sule.

Ardhja e Thomas Tuchel në Stamford Bridge pritet të çojë në një numër të ardhjesh dhe largimesh gjatë dritares së ardhshme të transferimeve, përfshirë mbrojtjen ku Chelsea nuk ka luajtur me ndonjë qëndrueshmëri, përcjell GazetaDirket.

Me Thiago Silva tani 36 vjeç dhe disa lojtarë që nuk kanë arritur të justifikojnë vendet e tyre në planin afatgjatë, duket se Tuchel ka filluar të vlerësojë opsionet e tij

Sipas Fichajes, Chelsea tashmë ka kontaktuar me Bayern në lidhje me një marrëveshje të mundshme prej 30 milion € (25.93 milion £) për Sule.

25-vjeçari ka më pak se 18 muaj në kontratën e tij, duke e vendosur Bayernin në një pozicion ku ata do të shqyrtojnë ofertat për nënshkrimin e tij./GazetaDirekt/