SHPËRNDAJE

Antonio Conte, trajneri i Chelseas, nuk po heq dorë nga mesfushori i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain

Kampioni i Anglisë, Chelsea po synon që të transferoj ende lojtar në këtë afat kalimtar.

Sipas tabloidit britanik, The Sun, Antonio Conte është duke këmbëngulur që ta transferoj Oxlade-Chamberlain nga Arsenali.

Arsenali më herët ka refuzuar ofertën e Chelseas për Chamberlain, përcjell Express. Por, Blues do të tentoj sërish që ta transferoj.

Sipas The Sun, Chelsea është e gatshme t’i ofroj Arsenalit 35 milionë funte (38 milionë euro) për Chamberlain.

Edhe Chamberlain, i cili ka kontratë me Arsenalin deri në fund të këtij sezonit, dëshiron që të transferohet te kampioni i Anglisë.