SHPËRNDAJE

Sokol Cikalleshi ishte një nga futbollistët që u dalluan në pjesën e dytë të sezonit te skuadra e Akhisarit në Superligën turke.

Kjo skuadër e mbylli fazën e parë duke luftuar për mbijetesën, ndërkohë që në të dytën arriti që të sigurojë mesin e artë të tabelës, duke qenë pak pikë larg zonës së Evropës.

Së fundmi, drejtuesit e Akhisarit kanë nisur bisedimet zyrtare me skuadrën që zotëron kartonin e bomberit shqiptar, Bashakshehirin.

Trajneri i Akhisarit deklaroi disa ditë më parë se e ka kërkuar me ngulm shqiptarin që ta ketë edhe sezonin e ardhshëm.

Me paraqitjet e tij dhe me shtatë golat e shënuar në 14 ndeshje, Cikalleshi ka bindur në skuadrën turke.

Mirëpo, Bashakshehir nuk kërkon të nxitohet. Drejtuesit e kësaj të fundit kanë bërë me dije se nuk do të lënë të lirë shqiptarin që të huazohet, pa gjetur më parë zëvendësues për të.