SHPËRNDAJE

Citizens janë treguar shumë të fortë për Los Blancos, pasi në ndeshjen e parasezonit, i kanë mposhtur me tre gola dallim.

Manchester City ka mposhtur Real Madrid me rezultat të thellë 4:1, në kuadër të ndeshjeve parasezonale.

Pjese e parë e kësaj përballje përfundoi pa gola, me të dy skuadrat duke tentuar të krijojnë mundësi për të shënuar.

E dyta nisi me një gol të Nicolas Otamendi, të cilit iu deshën vetëm shtatë minuta nga nisja e saj për të tundur rrjetën e Los Blancos.

Epërsinë e dyfishoi Raheem Sterling në minutën e 59-të të takimit, ndërsa e trefishoi John Stones në të 67-ën.

Të katërtin gol për Citizens e shënoi Brahim Diaz tetë minuta pa përfunduar takimi, ndërsa atë të nderit për skuadrën kampione të Europës, Oscar Rodriguez.