SHPËRNDAJE

Skuadra angleze Manchester City ka arritur transferimin e katërt gjatë këtij afati
Ai është Benjamin Mendy, mbrojtësi i krahut nga Monaco, që erdhi në Manchester City për një shumë rekorde për pozitën e tij, 52 milionë funte.

Këtë rekord e theu Manchester City 2 herë brenda 2 javësh, pasi javën e kaluar blenë shërbimet e Kyle Walker për 45 milionë funte, por tani mbrojtësi i majtë e eklipson shumën e paguar për anglezin, shkruan rtv21.tv.

Francezi 23 vjeçar nënshkroi kontratë 5 vjeçare me të kaltrit e Manchesterit, vetëm një vit pasi ishte transferuar tek Monaco nga Marseille për vetëm 12 milionë funte.

Momentalisht Manchester City ka mbrojtësin e majtë dhe atë të djathtë më të shtrenjtë në histori, ta shohim se çfarë nënkupton kjo për sezonin e ardhshëm.