SHPËRNDAJE

Reprezentuesi spanjoll duket afër rikthimit tek Atletico Madrid
Trajneri italian Antonio Conte ka lënë të nënkuptohet se kjo punë veçse është e kryer, duke treguar se ka vendosur që në janar ta lejojë Diego Costa-n të largohet nga Chelsea.

Marrëdhëniet mes Contes dhe Costas nuk kanë qënë më të mirat qysh kur trajneri italian ndaloi shitjen e tij tek klubi kinez Tianjin Quanjian, shkruan rtv21.tv.

Pas kësaj Costa nuk u paraqit aq shumë në sulmin e Chelseas, duke arritur të shënojë 20 gola gjatë kampanjës, megjithatë u shpall kampion i ligës me klubin e tij.

Argumenti i fundit që 28 vjeçari do të shitet, është fakti se ai nuk është me skuadrën në turneun parasezonal në Azi.
Sulmuesi spanjoll do të zëvendësohet me bashkëvendasin e tij Alvaro Morata.