SHPËRNDAJE

Duket se sulmuesi i Chelseat, Diego Costa, nuk ka një të ardhme në Stamford Bridge.

Sulmuesi është pranë largimit nga kampionët e Premier Ligës, pavarësisht se ka shënuar 22 gola në të gjitha garat, pasi që ai nuk është I dëshiruar nga trajnerir, Antoni Conte.

28-vjeçari Costa ka deklaruar tani se Conte ka njoftuar atë se ai është i lirë të kërkojë një klub tjetër dhe beson se rënia e tij në formë në gjysmën e dytë kanë ndikuar tek ky vendim.

“Kam pasur një mesazh nga Conte, në të cilën ai tha se nuk po llogaritet në mua për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Costa për mediat pas barazimit miqësor të Spanjës me Kolumbinë të mërkurën.