SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Atalantës Andrea Conti e ka kompletuar sot transferimin e tij tek Milani për 24 milion euro.

Para mediave ai u shpreh entuziast për aventurën e re duke folur edhe për objektivat me skuadrën kuq e zi.

“Më në fund jam një lojtar i Milanit. Jam i ngazëlluer me mikpritjen këtu. Tani mendoj se minimumi që duhet të arrijmë është inkuadrimi në Ligën e Kampionëve. Ky klub e meriton këtë edhe për shkak të historisë.”

“Shpresoj të luaj sa më shumë që të jetë e mundur dhe të bëj mirë. Kombëtarja sigurisht që është edhe një objektiv për mua. “, tha në fund Conti.