SHPËRNDAJE

Përflitej prej disa ditësh, por tashmë është zyrtare: Dani Alves largohet nga Juventusit. Ka qenë vetë braziliani që ka shkruar një mesazh të gjatë në profilin e tij në Instagram, duke u dhënë lamtumirën fansave bardhezi.

“Do të më pëlqente të falenderoja të gjithë tifozët e Juventus për vitin e përjetuar, miqtë e mi që më kanë pritur dhe si profesionistë të vërtetë. Falë tyre ky klub fiton dhe arrin në finale. Besoj se respekti im ndaj këtij klubi dhe tifozerisë së tij konsistojnë në dedikimin tij, angazhimin tim, pasionin dhe të gjithë sforcon për të qenë pjesë e kësaj skuadre, që rritet çdo ditë.

I kërkoj ndjesë çdo tifozi juventin, nëse kanë menduar se kam bërë ndonjë gjë për t’i ofenduar, por kisha këtë qëllim: kam një mënyrë spontane në të jetuarit e gjërave, aq sa shumë pak njerëz e kuptojnë… Edhe pse duket, nuk jam perfekt, por zemra ime është e pastër

Sot përfundon marrëdhënia jonë profesionale dhe do të marr me vete në zemër të gjithë ata që e bëjnë vërtetë Juventusin një klub të madh. Sikurse e dini kam difektin që i them gjithmonë ato që mendoj dhe ndjej…

Unë ndjej se duhet të falenderoj të nderuarin Marotta për mundësinë që pata ta kisha si drejtues, një profesionist i madh që e dashuron profesionin e tij. Unë nuk luaj futboll për para, luaj futboll sepse e dashuroj këtë profesion dhe e respektoj këdo që e praktikon. Dashuroj futbollin dhe kurrë paratë nuk do të më mbajnë në ndonjë vend. Faleminderit shumë!”, shkruan braziliani në letrën e lamtumirës.