SHPËRNDAJE

Në konferencën për shtyp pas rikthimit në Shqipëri dhe fitores ndaj Izraelit në Haifa, trajneri Gianni De Biasi konfirmoi largimin nga drejtimi i “Kuqezinjëve” në fund të eleminatorëve.

Deklarata “bombë”, por jo e papritur u bë mesditën e së martës, ku trajneri i Kombëtares bëri edhe bilancin e tij në krye të “Kuqezinjëve”.

Deri në përfundim të eliminatoreve ka ende disa ndeshje për të luajtur, por De Biasi do të mbahet mend si trajneri më i suksesshëm në krye të Shqipërisë, si një ndër protagonistët e kualifikimit historik në një kompeticion madhor, siç ishte ai i qershorit të vitit të kaluar në Europianin francez.

“Mentaliteti këtu nuk më pëlqenshumë se kur humbasim fajin e kam unë dhe kur fitojmë, fitojnë të gjithë, madje dhe gazetarët. Kjo gjë nuk më pëlqen aspak. Me presidentin kam një marrëdhënie mjaft të mirë, sigurisht në aspaktin profesional, por dhe në raportet personale jashtë fushës”, tha ai.

“Në aspektin human janë disa gabime që nuk dua t’i zbuloj. Nuk ka asnjë krizë, absolutisht, por nuk më pëlqen aspak që të gjithë donin të më bënin “funeralin” para ndeshjes me Izraelin. Mendoj se sa më përket mua, do të jap 110 për qind siç kam dhënë gjithmonë”, shtoi De Biasi.

“Tani është vonë si ta kuptojmë? Pas ndeshjes me Luksemburgun kisha menduar për tu larguar. E kam venosur tashmë, në fund të këtyrë eliminatoreve do të largohem. Shqipëria nuk ka shumë nevojë për t’u përmirësuar”, përfudnoi trajneri i Kombëtares.

Periudha më e errët e De Biasit në krye të kuqezinjëve ishin pesë ndeshjet zyrtare dhe miqësore para përballjes me Izraelin, që të pesta të humbura. Këto humbje, sidomos ajo ndaj Luksemburgut 2-1, shtuan zërat që kërkonin largimin e tij në mediat dhe analistët sportivë në vend.

Trajneri komentoi edhe këto zëra.

“Më vjen keq që pas ndeshjes me Izraelin shumë do të donin të bënin gati funeralin tim”, u shpreh ai.

De Biasi tha se ka patur marrëdhënie speciale me Presidentin e FSHF-së dhe shumë kujtime të bukura, por në aspektin personal ka edhe kujtime që nuk do donte t’i kujtonte. /Express/