SHPËRNDAJE

Ish lojtari i Barcelonës, Deco, mendon se ylli i Real Madridit, Ronaldo, do të jetë lojtari i finales në Cardiff.

Kanë mbetur edhe pak orë deri te finalja e Ligës së Kampionëve, ku Juventusi dhe Real Madridi do të kërkojnë të shkruajnë histori, duke ngritur në qiell trofeun më prestigjioz për klube.

Legjenda e Barcelonës, Deco, ka lavdëruar katër herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldon, derisa beson se Real Madridi do ta fitojë Ligën e Kampionëve.

“Finalet gjithmonë janë 50/50, por mendoj se Reali do të fitojë. Ata kanë Cristiano Ronaldon, i cili shënon shumë gola. Mënyra se si punon dhe përgatitet për ndeshje, është e mahnitshme. Ronaldo ka qenë në nivele më të larta për shumë vite, kjo është e mahnitshme”, deklaroi Deco.

“E di që njerëzit flasin shumë për të, sepse ai është një ndër më të mirët në botë, por edhe në histori dhe pritjet janë të mëdha”, shtoi ai.

“Me Ronaldon në ekip mundësitë për të fituar janë shumë të mëdha,. Ai shënon gola me kokë, me këmbën e majtë, me këmbën e djathtë, është i papërshtatshëm”, shtoi mes tjerash Deco pak para finales.