SHPËRNDAJE

E ardhmja e Diego Costas te Chelsea mbetet shumë e paqartë. Në një intervistë të dhënë pas sfidës mes Spanjës dhe Maqedonisë, sulmuesi pohoi se ende nuk e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

28-vjeçari theksoi se ka një kontratë me Blutë e Londrës dhe klubi e di mirë dëshirën e tij, por nuk i mbetet veçse të presë zhvillimet më të reja në merkato.

“Kam një kontratë me Chelsean, ata e dinë se çfarë do të bëjnë me mua, dhe do të pres vendimin e tyre. Lufta për të fituar vendin e titullarit nuk më tremb”, u shpreh ai pas ndeshjes me Maqedoninë.

Nga ana tjetër Costa e ka bërë të qartë disa herë se pëlqen kthimin te Atletico Madrid, por për të shkuar te Los Colchoneros duhet të presë muajin janar për shkak se ekipi i Simeones është dënuar nga FIFA.