SHPËRNDAJE

Ekzekutivi i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke ka ftuar klubet e interesuara që të bëjnë oferta zyrtare për futbollistin,  Pierre-Emerick Aubameyang.

Aubameyang, ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje drejt Real Madridit, Paris Saint-Germain, Liverpool, Chelsea dhe Manchester City, ekipe këto të gjitha të interesuara  për shërbimet e sulmuesit.

Përfaqësuesit  e skuadrës  gjermane, zbuluan  se City nuk po shqyrton ende rastin e sulmuesit, ndërsa PSG është larguar nga gara për nënshkrimin e tij dhe Dortmund mbetet i bindur se ata ende do të marrin ndonjë ofertë për Aubameyang.

“Do ta dëgjojmë kur një klub është i gatshëm të tregojë vlerësimin e tij për Aubameyang në një mënyrë financiare më të qëndrueshme”, ka thënë Watzke për Bild.

Aubameyang ka një kontratë me Dortmundin deri në qershor të vitit 2020, por klubi mund të vendosë të fitojë para në ish-lojtarin e Saint-Etienne nëse vjen një ofertë n prej 70 milionë eurosh./GazetaDirekt.