Borussia Dortmund , i ka thënë çdo klubi të interesuar për nënshkrimin e Ousmane Dembele, se nuk ka asnjë mënyrë që francezi i talentuar do të shitet këtë verë.
20-vjeçari, iu bashkua gjigantëve të Bundesligës nga Rennes vitin e kaluar, por e ardhmja e tij ka qenë subjekt i spekulimeve të forta gjatë javëve të fundit.
Raportet në Spanjë pohojnë se Barcelona mbetet e etur për nënshkrimin e Dembele, i cili ka mbajtur bisedime me anën spanjolle përpara se të nënshkruajë për Dortmundin./GazetaDirekt.