SHPËRNDAJE

Borussia Dortmund nuk është në negociata me Barcelonën për një transferim për Ousmane Dembele, ka thënë drejtori sportiv i gjermanëve, Michael Zorc.

Dembele ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2021 duke u bashkuar nga Rennes për një tarifë të pazbuluar para sezonit 2016-17, edhe duke shënuar gjashtë gola dhe 12 asistime në sezonin debutues së Bundesligës.

Shfaqjet e talentit francez thuhet se kanë tërhequr interes nga Barcelona, ku raportet në Spanjë dhe Gjermani pohojnë se ai ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare në Camp Nou dhe po pret një marrëveshje ndërmjet klubeve për të përfunduar një lëvizje.

Megjithatë, Zorc ka mohuar ekzistencën e këtyre negociatave dhe insistoi që Dembele do të qëndrojë edhe në sezonin e ardhshëm Signal Iduna Park.

“Ousmane Dembele ka një kontratë afatgjate dhe ai është në planet tona, nuk ka negociata”.

“Ous do të luajë për BVB sezonin e ardhshëm”, ka thënë Zorc për Funke-Mediengruppe.

Dembele zbuloi këtë muaj se Barça kontaktoi me të përpara se të transferohej në Dortmund në vitin 2016. /Telegrafi/