Drita ka njoftuar se zyrtarisht ka nënshkruar me super futbollistin,Drilon Musaj.
Driloni ka qenë lojtar i “Laçit” dhe është kërkuar me ngulm nga disa skuadra.
“Pas shumë negociatave dhe analizimit të planit afatgjatë të klubit, mesfushori u bind dhe u bë pjesë e FC Dritës.
Të gjithë lojtarët e transferuar kanë arritur të ambientohen shumë mirë, presim më të mirën nga ta.
Kryesia e klubit po analizon me kujdes të gjitha kërkesat e shtabit teknik dhe deri më tash të gjitha janë konkretizuar.
Presidenti Valon Murseli është shprehur i gatshëm të mos kursej asgjë vetëm për të shpërblyer “,thuhet në njoftimin e klubit bardhekalër./GazetaDirekt.