SHPËRNDAJE

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka , në një deklaratë për mediat në ceremoninë e largimit të Gianni De Biasi  ka folur edhe për pasuesin e tij.

Filipo Inzaghi është një nga kandidaturat dhe numri një të federatës i pëlqen si alternativë, gjë që e pranon haptazi, ndërkohë që thekson se prioritet për ta është që afrojnë një trajner që të ketë motiv për të punuar, pasi do të ketë një sfidë të madhe për të bërë më mirë se De Biazi.

“Jemi në kërkim, kemi kontaktuar, por nuk ka asgjë konkrete. Inzagi na pëlqen si alternativë, ashtu si na pëlqejnë edhe të tjerë, megjithatë akoma nuk ka asgjë të konfirmuar. Dua dikë që të jetë i motivuar, ky është prioriteti ynë, edhe më shumë se emri. Duam ta mbyllim sa më shpejt, pasi në muajin gusht trajneri duhet të jetë në drejtim të skuadrës.

Sfida e madhe e trajnerit të ri do të jetë të bëjë më mirë se De Biasi. Kjo situatë na kapi ta papërgatitur, megjithëse nuk është hera e parë që vendosemi në ndjekje të trajnerëve, vetëm që kësaj here nuk e kishim programuar në këtë periudhë, sepse mendonim se e kishim trajnerin”, ka shtuar Duka.