SHPËRNDAJE

Ndeshja e basketbollit mes KB Pejës dhe KB Bashkimit është shtyrë shkaku i rasteve me COVID-19 te skuadra vendase.

Kjo ndeshje, e vlefshme për Superligën e Kosovës në basketboll, ishte paraparë të luhet ditën e mërkurë.

Njoftimet e skuadrave për shtyrjen e ndeshjes:
KB Peja:

Me keqardhje ju informojme se dy lojtar tone kan rezultuar pozitiv me COVID 19 dhe jane nenshtruar mases se izolimit sipas rekomandimeve te IKSHPK-se dhe se neser do te testohet edhe pjesa tjeter e ekipes.
Ndeshja e parapare kunder Bashkimit e cila do duhej te zhvillohet neser shtyhet per nje date tjeter.

KB Bashkimi:

Ndeshja Peja – Bashkimi shtyhet përsëri!

Ndeshja e xhiros IV e Prince Caffe Superligës ndërmjet Pejës dhe Bashkimit, që ishte e paraparë të zhvillohej nesër më 11 nëntor, është shtyer për një datë tjetër për shkak të rasteve pozitive me COVID-19 në skuadrën kundërshtare.

KB Bashkimi shpreh keqardhjen për situatën në ekipin kundërshtar dhe uron shërim të shpejtë e të lehtë për personat e infektuar.

Data e re e ndeshjes do të mësohet pas njoftimit të FBK-së.