SHPËRNDAJE

Shkurta Mehmeti ka shënuar shtatë gola, ndërsa ka ndihmuar Prishtinën që ta fitoj derbin me Ferizajn. Prishtina e Ferizaj u takuan të dielën në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll. Prishtina fitoi me rezultat 34:27.

Nga 6 gola për Prishtinën i shënuan Alma Nivokazi e Simone Keita. Kurse 5 herë realizoi Ivana Bojoviq.

Ferizajt nuk u mjaftuan 10 golat e Meri Koneskit. 5 gola i shënoi Mimoza Sefedini. Prishtina është e dyta me 18 pikë. Ferizaj mbetet në vendin e katërt me 14 pikë.

Të dielën u luajt edhe takimi Drita – Ulpiana. Fitoi shënoi Ulpiana me rezultat 31:18. Ulpiana mban vendin e dhjetë me 4 pikë. Drita mbetet në kërkim të pikëve të para.