SHPËRNDAJE

Klubi i Barcelonës, po përgatitë një ofertë 100 milionë euro për mesfushorin Marco Verratti, i cili dëshiron të bashkohet me ta, por shefi i Juventusit nuk pret që ai të kalojë te Barça.

Bosi i Juventusit Massimiliano Allegri, nuk mendon se Barcelona do të ketë sukses në përpjekjet e tyre për të nënshkruar Marco Verratti.

Verratti,  më parë ka qenë i lidhur me një kalim të  mundshëm në Juve, i ka thënë PSG-së dëshirën e tij për të lënë klubin këtë sezon, derisa Barça është e gatshme  të bëjë një ofertë prej 100 milionë eurosh. Por Allegri mendon se Verratti, të mbetet në PSG.

“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm. Verrati  është një lojtar i PSG dhe mendoj se do të qëndrojë në Paris”, ka deklaruar, Allegri për Corriere dello Sport.