SHPËRNDAJE

Ka qenë një fotografi e postuar nga David Beckham teksa puthte në buzë vajzën e tij, që shkaktoi shumë polemika në rrjetet sociale.

Por më në fund, Beckham ka vendosur të thyejë heshtjen për të sqaruar njëherë e mirë të gjithë zërat që iu kundërvunë asaj që ai e quan “shprehje të dashurisë”.

“U kritikova për puthjen time me vajzën në buzë. Unë i puth të gjithë fëmijët në buzë. Brooklyn ndoshta jo. Ai është 18 vjeç dhe do të dukej disi e çuditshme nëse do ta bëja me të këtë gjest”, është shprehur ai për “The Sun”.

Për shumë njerëz, puthja në buzë është shenjë afeksioni dhe dashurie, ndërsa për shumë të tjerë është e kundërta. Kishte edhe nga ata që e akuzuan David si pervers.

Ndërkohë, në disa sondazhe online puthja e David me vajzën e tij të vogël është mbështetur nga mbi 85% e atyre që shprehën mendimin e tyre.