SHPËRNDAJE

Real Madrid e ka tepruar me çmimin e kërkuar për sulmuesin Alvaro Morata.

Manchester United ka hasur në telashe në përpjekje për transferimin e sulmuesit Alvaro Morata nga Real Madrid.
Klubi madrilen ka rritur çmimin e kërkuar për shitjen e tij në 90 milionë euro, raporton tabloidi britanik “The Sun”.

Morata spekulohet me largim nga Santiago Bernabeu gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Por, “Red Devils” vështirë se do të pranojnë ta paguajnë shifrën e kërkuar nga Real Madrid.