SHPËRNDAJE

Menaxheri i Mançester United, Jose Mourinho, menjëherë pas bashkëkombësit të tij nga Portugalia Cristiano Ronaldo, është akuzuar se ka fshehur tatim në Spanjë prej 3,3 milionë eurosh.

Sipas gazetës spanjolle “El Pais”, e cila e para zbuloi se prokurorët spanjollë kanë hapur rastin kundër Ronaldos për fshehje të tatimit prej 14,7 milionë eurosh, shkruan se Mourinho po ashtu akuzohet se ka fshehur tatim gjatë periudhës 2011-2012, derisa ishte trajner i Real Madridit.