SHPËRNDAJE

Stafi teknik i FC Dritës me anë të një komunikate ka njoftuar për renovimet dhe largimet e skuadrës për edicionin futbollistik 2017/2018 .

“Në bazë të projektit , analizave dhe bisedimeve me futbollistët ju njoftojmë që kemi vendosur të ndërpremë bashkëpunimi me futbollistët :

  • Dren Gashi
  • Florim Berisha
  • Alban Tusuni
  • Almedin Murati

Të cilët i falënderojmë shumë për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre tani e disa vite ,duke ju uruar suksese.

Gjithashtu ju njoftojmë që kemi vendosur të vazhdojmë bashkëpunimin me futbollistët :

  • Taulant Haliti
  • Erdin Hashani
  • Betim Halimi
  • Denis Halilti
  • Arbnor Ramdani
  • Leotrim Kryeziu
  • Bergin Maliqi
  • Premton Isufi

Brenda pak ditë do të ju njoftojmë për vendimet e reja ,përforcimet largimet apo dhe renovimet .

Ju garantojmë që për edicionin që po vjen do të shihni një Dritë tjetër, një Dritë që të gjithë ju e dëshironi me super përforcime”, ka përfunduar njoftimi nga klubi gjilanas.